Fatmir Mediu mbërrin në zyrën e Bashës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka mbërritur në zyrën e Partisë Demokratike, ku pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, ka pushutar heshtja. Fillimisht në zyrën e Bashës ka shkuar koordinatori i Posaçëm Politik,  Eduart Halimi.

Ky i fundit ka biseduar me Bashën për rreth 60 minta dhe më pas është larguar, ndërsa pas tij në seli ka shkuar edhe kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Tashmë atyre iu është bashkuar edhe Mediu, i cili po diskuton kokë më kokë me Bashën dhe Gazment Bardhin.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja e radhës e numrit një të PD-së, i cili këto zgjedhje ka arritur që të grumbullojë 59 mandate. 

Share This Article