Fatmir Mediu tregon nëse do të jenë në listë të përbashkët me PD-në

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në lidhje me marrëveshjen e paarritur ende me Partinë Demokratike për të dalë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas tij, marrëveshja mes PD-së dhe PR-së është ende te ideja “çfarë do”, që Mediu nuk mund ta pranojë pasi i duket jo normale.

“Qëllimi i PR është për të ndërtuar një koalicion funksional. Shpresoj të përfundojë sa më shpejt marrëveshja me PD-në. Kur mua më thua “cfarë do”, nuk më duket normale, kur më thua “hajde përcaktojmë kriteret” mua më duket një negociatë e drejtë. Deri tani jemi akoma te ideja “cfarë do”. Bashkëpunimi nuk fillon nga ideja se kush është më lart dhe kush më poshtë. Kam 30 vite jetë politike dhe njoh lidershipin politik të PD, ndaj mendoj që secili nuk duhet të shikojë se ku e ka qoshen e vet”, tha Mediu në Vizion Plus.

Share This Article