Fatos Nano në gjendje jo të mirë shëndetësore! Prej ditësh i intubuar në reanimacion

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Që prej ditës së enjte ish kryesocialisti Fatos Nano ndodhet në një spital privat në Tiranë për shkak se gjendja e tij ishtë përkeqësuar. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ish kryeministri u mor me ambulancë ditën e enjte në shtëpinë e tij pasi kishte probleme me frymëmarrjen.

Aktualisht ai është i intubuar në reanimacion ndërsa gjendja e tij, fatmirësisht është stabilizuar. Burime nga spitali thonë se Fatos Nano është drejt përmirësimit, gjithsesi mbetet me prognozë të rezervuar.

Ish kryeministri Fatos Nano ka pasur probleme me shëndetin edhe dy vjet më parë. Më 28 maj të 2021-shit, Nano u paraqit në spitalin e Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Xhoana Nano.


Share This Article