“Fatos Nano në gjendje të stabilizuar”, prognoza për shëndetin e tij mbetet e kujdesshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri i Shqipërisë , Fatos Nano, është intubuar në një spital privat në Tiranë që prej të enjtes mbrëma për shkak të një problemi kronik të frymëmarrjes, shkruan gazeta greke “Protothema”.

Sipas një përditësimi nga spitali- shkruan gazeta- gjendja e tij është stabilizuar , ndonëse prognoza për zhvillimin e shëndetit të tij mbetet e kujdesshme.

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste ishte përballur sërish me probleme shëndetësore dy vite më parë kur shkoi në spital për të marrë ndihmën mjekësore, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Xhoana Nano.

Fatos Nano është 71 vjeç dhe ka qenë tre herë kryeministër i Shqipërisë. Ai është themeluesi dhe kryetari i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe qëndroi në drejtimin e saj deri në vitin 2005 kur u largua nga politika.

Share This Article