“Fatos Nano vuri themelet e sistemit klientelist që Rama përsosi”

albnews
By
1 Min Read

Nga Ermal Hasimja

Fatos Nano ishte kryeministër i një qeverie të korruptuar. Qeverisja e tij i solli Shqipërisë shumë më pak sesa duhej nga pikëpamja e zhvillimit dhe integrimit. Ai vuri themelet e sistemit klientelist që Rama përsosi.

Nano nuk kishte ndonjë politikë kombëtare koherente e as ishte patriot: mund të takonte Milosheviçin kur ky ishte një parià dhe pastaj të ndihmonte UÇK-në kur ajo nisi të respektohej nga bashkësia ndërkombëtare.

Nga perspektiva historike ai mund të jetë më i mirë se Ramiz Alia apo Edi Rama dhe mund të ketë sjellë frymë më liberale në PS, por sigurisht nuk ishte kryeministër i mirë për Shqipërinë.

Ngushëllime familjes dhe PS-së, por dita e zisë është e gjitha e tyre. 

Share This Article