ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona 14 minutes ago
Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale 1 hour ago
Britania nis javën tjetër fluturimet e para për kthimin e emigrantëve klandestinë në Francë 3 hours ago
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë 3 hours ago
Troket derbi në Angli, Siti e Junajtid e kanë betejë 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Fauci: Koronavirusi mund të bëhet ciklik dhe të rikthehet më i fuqishëm

albnews by albnews
26 March, 2020
in Bota
0
Fauci: Koronavirusi mund të bëhet ciklik dhe të rikthehet më i fuqishëm
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Eksperti kryesor i qeverisë amerikane për sëmundjet infektive paralajmëroi se shpërthimi i tanishëm i koronavirusit mund të bëhet ciklik dhe të rikthehet më i fuqishëm për herë të dytë nëse nuk bëhen përgatitje të mjaftueshme për ta parandaluar. Ai i bëri komentet të mërkurën gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Dr Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se provat që virusi mund të bëhet ciklik dhe të rikthehet me stinën po shfaqen në hemisferën jugore.

RelatedPosts

Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona

Policia në Gjermani kap 400 kg drogë në portin e Hamburgut, vlera 17 milionë euro

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

“A do të kthehet kjo ndoshta në diçka ciklike, sezonale? Gjithmonë kam shprehur mendimin se kjo ka shumë mundësi të ndodhë. Sepse kemi filluar të shohim në Afrikën Jugore dhe në vendet e hemisferës jugore, shfaqjen e rasteve me koronavirus, raste që po shfaqen ndërsa këto zona kalojnë në stinën e tyre të dimrit,” tha eksperti imunolog.

Dr Fauci tha se mundësia e rikthimit të virusit e bën më të rëndësishme se kurrë që studiuesit të vazhdojnë të punojnë për një vaksinë të re, për të qenë të përgatitur:

“Çfarë do të thotë kjo për ne? Kjo thekson nevojën për të bërë atë që po bëjmë në zhvillimin e një vaksine, testimin e saj të shpejtë për ta patur gati për ciklin tjetër. Përveç kësaj, të kemi një listë barnash që kanë treguar se janë të efektshme dhe të sigurta”.

Për shumicën e njerëzve, koronavirusi i ri shkakton simptoma të buta, si ethe dhe kollë që shërohen për dy deri në tre javë.

Tek disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme të tjera shëndetësore, ai mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, si pneumoni dhe deri vdekjen.

Koronavirusi i ri vazhdon të përhapet duke sjellë një mbingarkesë në sistemet e kujdesit shëndetësor kudo në botë.\VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona

Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona

14 September, 2025
Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

14 September, 2025
Britania nis javën tjetër fluturimet e para për kthimin e emigrantëve klandestinë në Francë

Britania nis javën tjetër fluturimet e para për kthimin e emigrantëve klandestinë në Francë

14 September, 2025
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result