Fauci: Maskat do ta parandalonin rritjen e numrit të viktimave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeinfektologu amerikan, Anthony Fauci, ka thënë se përdorimi i duhur i maskave do t’i ndihmonte Shtetet e Bashkuara që ta parandalonin shifrën e frikshme të vdekjeve të parashikuara nga koronavirusi.

Sipas një modeli të cituar shpesh nga zyrtarët e lartë shëndetësorë, parashikohet se më shumë se 410 mijë njerëz do të vdesin nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara deri më 1 janar, që do të thotë se 224 mijë amerikanë pritet të vdesin nga sëmundja e re në katër muajt e ardhshëm.

“Ne nuk dëshirojmë që ta arrijmë në atë numër me asnjë metodë të imagjinatës. Pra, çfarë do të bëjmë ne për ta parandaluar arritjen e asaj shifre”, tha drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse.

Ai theksoi se një nga gjërat që mund t’i bëjnë amerikanët për ta parandaluar numrin e madh të viktimave në muajt e ardhshëm është përdorimi më efektiv i maskave.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten bindshëm vendi më i prekur në botë nga koronavirusi me mbi 6.2 milionë njerëz të infektuar dhe më shumë se 187 mijë viktima.

Share This Article