Fauci: Nuk ka garanci që zgjedhjet në Amerikë nuk do të preken nga koronavirusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anthony Fauci tha sot se nuk mund të garantojë se do të ishte e sigurt që njerëzit të votojnë personalisht në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara.

Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA-së, tha për CNN se ai nuk dëshironte të ishte pesimist, por se gjithmonë ekziston mundësia e përhapjes së një vale të re të koronavirusit në dimër.

Ai tha se heqja e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit do të varet nga situata në zona të veçanta.

“Por sa herë që lehtësohen kufizimet, ne e dimë se do të ketë njerëz që do të infektohen. Ky është realiteti,” tha Fauci.

Share This Article