Fauci: Varianti Delta kërcënimi më i madh i përpjekjeve amerikane për ta çrrënjosur coronavirusin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Varianti Delta i coronavirusit që për herë të parë u zbulua në Indi, dhe sipas mjekut amerikan Anthony Fauci është kërcënimi më i madh ndaj përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara që ta çrrënjosin COVID-19.

“Varianti Delta bartet më lehtë për dallim nga versioni origjinal”, ka thënë Fauci gjatë një konference për media, duke shtuar se ky variant është duke u bërë dominant në nivel global, që po shkakton një pasqyrë të rëndë klinike të sëmurëve.

Siç raporton Reuters, Fauci ka rikujtuar se vaksinat e miratuara në Shtetet e Bashkuara, përfshirë vaksinën Pfizer/BioNtech, janë efikase kundër variantit Delta.

“Kemi vegla dhe duhet t’i përdorim që ta frenojmë përhapjen e mëtejme të virusit”, ka thënë për fund eksperti amerikan.

Share This Article