Një biznesmen grek akuzohet nga autoritetet amerikane për komplot dhe kontrabandë të teknologjisë së ndjeshme për të ndihmuar zhvillimin ushtarak rus
Biznesmeni grek, i identifikuar si Nikos Bogonicolo është arrestuar më 9 maj në Paris dhe pritet të ekstradohet drejt SHBA-së, ndërkohë dje një gjykatë federale në Bruklin ngriti akuzën ndaj tij.
Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë “i pandehuri dyshohet se ka komplotuar për të marrë materiale teknologjike të ndjeshme të përdorura në llogaritjen kuantike dhe kontrollet bërthamore për të çuar më tej kërkimin dhe zhvillimin e mbrojtjes së Rusisë”.
Biznesmeni, është kreu i Aratos Group, një grup kompanish në fushën e mbrojtjes dhe teknologjisë me bazë në Holandë dhe në Greqi.
Në 2021 kompania Aratos ishte shpallur finaliste në sfidën e inovacionit të NATO-s për aplikimet hapësinore në vitin 2021.
Bogonikolos akuzohet dhe për kontrabandë të pajisjeve ushtarake me origjinë nga SHBA dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë në Rusi, duke shkelur sanksionet dhe kontrollet e eksportit.
“Bogonicolos prokuroi pajisje sensitive të NATO-s, të dizajnuara për kushte taktike të fushëbetejës, si dhe komponentë me aplikime në hapësirë dhe komunikime kriptografike, në emër të informatorëve të tij rusë, të cilët kërkuan të përmirësonin aftësitë ushtarake të vendit, “tha zëvendësdrejtori i FBI, Michael J. Driscoll.
Biznesmeni akuzohet edhe për anashkalimin e kontrolleve të eksporteve dhe sanksioneve të SHBA-së për të furnizuar Rusinë me teknologji të ndjeshme dhe është në pritje të ekstradimit në SHBA.