FBI-ja e zbulon aksidentalisht emrin e diplomatit saudit të lidhur me sulmet e 11 shtatorit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Byroja Federale e Hetimeve e Shteteve të Bashkuara, e njohur më tepër si FBI,  e ka zbuluar aksidentalisht emrin e një diplomati saudit të dyshuar për dhënie të ndihmës për dy rrëmbyes të grupit “Al-Qaeda” në sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001.

Gabimi u bë në deklaratën e një zyrtari të FBI-së që ishte si kundërpërgjigje ndaj padisë së familjeve të viktimave të sulmeve, të cilat thonë se qeveria e Arabisë Saudite ka qenë e përfshirë në sulmet e tmerrshme.

Deklarata e Zyrtares Jill Sanborn, drejtoreshë asistuese në divizionin anti-terrorizëm të FBI-së, është lëshuar në prill, por u bë e njohur në fund të javës së kaluar.

Emri i Mussaed Ahmed al-Jarrah-ut u përmend gabimisht në deklaratën e kësaj zyrtareje. Al-Jarrah-u ishte një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Arabisë Saudite, i cili punonte në ambasadën e këtij shteti në Uashington gjatë viteve 1999 dhe 2000.

Vendndodhja e tij është e panjohur për autoritetet amerikane, ndonëse besohet se ai është duke qëndruar në territorin e Arabisë Saudite, shkruan “Anadolu”.

Share This Article