FBI-ja heton 850 dosje për terrorizëm brenda territorit amerikan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia Federale Amerikane po heton 850 dosje për terrorizmit brenda territorit të saj, pjesa më e madhe e tyre aktivistë të ekstremit të djathtë, apo kundërshtarë të qeverisë, njoftoi sot një zyrtar i lartë i FBI-së.

Gjysma e hetimeve përfshijnë individë kundërshtarë të qeverisë federale ose autoriteteve, sqaron zëvendësdrejtori i shërbimit anti-terrorizëm i FBI-së, Michael McGarrity.

Ai sqaroi para Komisionit për sigurinë e brendshme të Dhomës së Përfaqësuesve se 40% e hetimeve të tjera janë të motivuara nga racizmi dhe mes tyre një numër i madh përfshin ekstremistë që mbështesin superioritetin e të bardhëve.

Share This Article