Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka refuzuar që të përgjigjet në pyetjet si pjesë e hetimit të shtetit të Nju Jorkut lidhur me praktikat e biznesit të familjes së tij.
Zyrtarët shtetërorë e akuzojnë Organizatën Trump se ka mashtruar autoritetet në lidhje me vlerën e aseteve të saj, në mënyrë që të marrë kredi me norma të favorshme dhe të përfitojë lehtësime tatimore, shkruan BBC.
Trump është shprehur se se ky hetim është një “gjueti shtrigash”.
“Vite të tëra pune dhe dhjetëra milionë dollarë janë shpenzuar në këtë sagë të gjatë dhe pa ndonjë vlerë. Unë nuk pranova t’u përgjigjem pyetjeve në bazë të të drejtave dhe privilegjeve që u jepen çdo qytetari sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara”, shtoi Trump.
Marrja në pyetje e ish-presidentit Trumpi vjen disa ditë pasi Byroja Federale e Hetimeve (FBI) kreu bastisje në shtëpinë e tij në Floridë, si pjesë e një hetimi lidhur me mënyrën se si ish-presidenti amerikan ka trajtuar materialet e klasifikuara.