ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mimmo”- delfini i Venezias (video) 6 hours ago
Këshilli i BE-së e fut Kosovën në listën e vendeve të sigurta në legjislacionin për azilkërkuesit 9 hours ago
Panik në Oslo, të shtëna me armë në një qendër tregtare 9 hours ago
Shpërthen virusi i rrezikshëm në Britani, mbyllen disa shkolla, bëhet thirrje për rikthimin e maskave 11 hours ago
Taulant Toma arratiset për herë të katërt nga burgjet italiane 12 hours ago
Next
Prev
Home Bota

FBI sekuestron pajisje elektronike të kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams

albnews by albnews
11 November, 2023
in Bota
0
FBI sekuestron pajisje elektronike të kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Agjentët e FBI-së sekuestruan telefona dhe një iPad nga kryetari i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams këtë javë, në kuadër të një hetimi mbi mbledhjen e fondeve për fushatën e tij, konfirmoi avokati i tij të premten.

Konfiskimet ndodhën pas një ngjarjeje të hënën mbrëma, sipas një deklarate nga avokati i kryebashkiakut, Boyd Johnson.

RelatedPosts

Panik në Oslo, të shtëna me armë në një qendër tregtare

Zelensky “zbarkon” në Londër, çfarë pritet në takimin me liderët evropianë?

Tërmeti shkund Turqinë

“Të hënën në mbrëmje, FBI iu afrua kryebashkiakut pas një ngjarjeje. Kryetari i Bashkisë e plotësoi menjëherë kërkesën e FBI-së dhe dorëzoi pajisjet e tij elektronike”, thuhet në deklaratë. “Kryetari i bashkisë nuk është akuzuar për ndonjë shkelje dhe vazhdon të bashkëpunojë me autoritetet për hetimin.”

Sekuestrimi i pajisjeve, i raportuar fillimisht nga gazeta New York Times, erdhi disa ditë pasi agjentët federalë kontrolluan shtëpinë e drejtueses për mbledhjen e fondeve të fushatës së zotit Adams, Brianna Suggs, në Bruklin. Kjo shkaktoi anulimin e një udhëtimi të planifikuar të kryebashkiakut në Uashington për takime me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë në Uashington për çështjen e strehimit të imigrantëve në Nju Jork.

Adams, një demokrat, nuk tha asgjë në lidhje me sekuestrimin e telefonave të tij gjatë një konference shtypi të mërkurën dhe tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë shkeljeje ligjore nga anëtarët e ekipit të tij të fushatës.

Në një deklaratë të premten, avokati Boyd Johnson tha se Adams është zotuar se do të bashkëpunojë me hetimin.

“Pasi u mësua për hetimin federal, u zbulua se një individ kishte vepruar së fundmi në mënyrë të papërshtatshme. Në frymën e transparencës dhe bashkëpunimit, kjo sjellje u raportua tek hetuesit”, tha ai, duke mos dhënë detaje të mëtejshme.

Një zëdhënës i prokurorit të Manhattanit nuk pranoi të komentonte.

“Si një ish-anëtar i forcave të zbatimit të ligjit, pres që të gjithë anëtarët e personelit tim të respektojnë ligjin dhe të bashkëpunojnë plotësisht me çdo lloj hetimi – dhe unë do të vazhdoj të bëj pikërisht këtë. Nuk kam asgjë për të fshehur”, tha kryebashkiaku Adams, një ish-kapiten policie, përmes një deklarate.

Objektivi i hetimit nuk është bërë publik nga prokurorët, por në një urdhër kontrolli, të siguruar nga gazeta New York Times, thuhet se autoritetet po bëjnë një hetim mbi dyshimet për një komplot të fushatës së kryebashkiakut Adams me qeverinë turke për të marrë fonde nga burime të huaja, përmes personave ose entiteve vendase.

Kryebashkiaku Adams të mërkurën tha se ai nuk kishte njohuri personale për ndonjë rast të papërshtatshëm të mbledhjes së fondeve dhe nuk besonte se ai kishte arsye për t’u frikësuar nga hetimi. Ndaj zotit Adams dhe zonjës Suggs nuk janë ngritur akuza për shkelje ligji./Voa

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mimmo”- delfini i Venezias (video)

“Mimmo”- delfini i Venezias (video)

8 December, 2025
Këshilli i BE-së e fut Kosovën në listën e vendeve të sigurta në legjislacionin për azilkërkuesit

Këshilli i BE-së e fut Kosovën në listën e vendeve të sigurta në legjislacionin për azilkërkuesit

8 December, 2025
Panik në Oslo, të shtëna me armë në një qendër tregtare

Panik në Oslo, të shtëna me armë në një qendër tregtare

8 December, 2025
Shpërthen virusi i rrezikshëm në Britani, mbyllen disa shkolla, bëhet thirrje për rikthimin e maskave

Shpërthen virusi i rrezikshëm në Britani, mbyllen disa shkolla, bëhet thirrje për rikthimin e maskave

8 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result