Federata Botërore: Majlinda tani është bërë një simbol i Kosovës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Majlinda Kelmendi mori medaljen e artë në Grand Prix Telaviv të enjten, që ishte medalja e parë në këtë vit.

Kelmendi bëri paraqitje të shkëlqyer në rrugëtimin e saj deri te medalja e artë, duke i fituar katër beteja me Ippon.

Për kthimin e Majlinda Kelmendit, sot ka shkruar Federata Ndërkombëtare e Xhudos, përkatësisht gazetari sportiv, Alan Abrahamson.

“Dy-herë kampiona botërore dhe fituesja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Rios në vititn 2016, të enjten e kthye duke marrë medaljen e artë në Tel Aviv në kategorinë e grave -52 kg.

27-vjeçarja, tani është bërë një simbol i Kosovës, që shpalli pavarësinë në vitin 2008. Medalja e saj e artë në Lojërat Olimpike në Rio, që është medalja e vetme  Kosovës në Lojërat Olimpike në të gjitha sportet.

Po ashtu, ajo është kampione botërore në vitin 2013 dhe 2014.

Kelmendi pësoi një lëndim në vitin 2017 në Budapest, lëndimi i saj bëri që të mos merr pjesë në garat e xhudos në Baku, Azerbajxhan në vitin 2018, gjë që bëri të del një yll i ri në këtë sport, japonezja, Uta Abe, e cila u bë kampione botërore në vitin 2017 në kategorinë -52 kg.

Uta Abe dhe Majlinda Kelmendi ende nuk janë ndeshur me njëra-tjetrën në ndonjë garë, mirëpo në Lojërat Olimpike në vitin 2020 në Tokio, dy xhudistet mund të përballen me njëra tjetrën.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply