Federata daneze konfirmon se gjendja e Eriksen vazhdon të jetë stabile

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Federata e Futbollit të Danimarkës përmes një njoftimi ka zbuluar se edhe të dielën në mëngjes, gjendja e mesfushorit Christian Eriksen fatmirësisht vazhdon të jetë stabile.

Eriksen pësoi kolaps në fushë në minutën e 43-të në ndeshjen mes Danimarkës dhe Finlandës gjatë së shtunës, çka tronditi botën e futbollit.

Federata daneze falënderoi të gjithë për mesazhet e shumta në mbështetje të lojtarit të tyre.

‘’Këtë mëngjes kemi folur me Eriksenin, i cili ka përshëndetur bashkëlojtarët. Gjendja e tij është stabile, dhe ai vazhdon të jetë i hospitalizuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Ekipi kombëtar dhe futbollistët kanë marrë asistencë krize, dhe për secilin lojtar do të jenë aty pas incidentit të djeshëm. Ne duam të falënderojmë të gjithë për mbështetjen ndaj Christian Eriksen, nga tifozët, lojtarët, familjet mbretërore të Danimarkës dhe Anglisë, federatat kombëtare, klubet e të tjera. Ne i inkurajojmë të gjithë të dërgojnë mesazhet e tyre mbështetëse te Federata jonë, ku do të sigurohemi që ato t’i marrë Erikseni dhe familja e tij’’, thuhet në komunikatën e DBU-së.

Share This Article