​Federata e Futbollit e Francës nuk e njeh Galtierin si trajner të PSG-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kontrata e Christophe Galtier e nënshkruar me Paris Saint-Germain për një periudhë dyvjeçare nuk është miratuar nga Federata Franceze e Futbollit.

Komisioni federal dhe trajnerëve të futbollit që u mblodh më 28 korrik nuk miratoi kontratën dyvjeçare të nënshkruar nga Chistophe Galtier me Paris Saint-Germain, raporton L’Equipe.

Në procesverbalin e tij, “i kërkon Christophe Galtier -it që të afrohet më shumë me drejtorin teknik kombëtar (DTN) në lidhje me detyrimet e tij të arsimit të vazhdueshëm” .

Në fakt, 55-vjeçari nuk ka marrë “rikualifikimin” e diplomës së UEFA Pro, një lloj përditësimi i njohurive të tij.

Sipas rregullores, çdo trajner duhet ta marrë atë çdo tre vjet, duke kaluar provimin që jep Certifikatën e Trajnimit Profesional të Futbollit (BEPF).

Megjithatë, marrëveshja me klubin parisien dhe Galtier nuk duket e rrezikuar dhe ka gjasa që trajneri t’i nënshtrohet ekzaminimeve gjatë pushimit të radhës në kombëtare.

Share This Article