Federata Evropiane e Xhudos me shkrim të veçantë për sukseset e Driton Kukës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri Driton Kuka vazhdon të korrë suksese me ekipin e tij të xhudos, ku tani për këtë gjë, Federata Evropiane e Xhudos (EJU) i ka kushtuar një artikull atij.

Në vitin 2021 ai pranoi dy çmime personale për të arriturat e tij, ku fillimisht ishte shpallur nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) si trajneri më i mirë i vitit 2021, kurse nga “EJU” ishte shpallur trajneri më i mirë evropian për femra.

Tani, Kuka ka lënë mbresa të mira edhe te Federata Evropiane e Xhudos, ku kjo e fundit e cilësoi si një trajner të afirmuar të xhudos.

Në artikullin e plotë të (EJU), shkruan se Driton Kuka është tashmë një trajner i afirmuar i xhudos dhe ka marrë shumë vlerësime për arritjet e tij me ekipin e Kosovës.

Në vitin 2021, Kuka u shpërblye nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), me çmimin e trajnerit më të mirë, pas dy medaljeve të arta në Olimpiadën e Tokios.

Ndërkaq, gjatë Kampionatit Evropian “Sofje 2022”, Kosova fitoi një medalje të argjendtë dhe një të bronztë, ku Kuka u nderua me çmimin e trajnerit më të mirë femrave për vitin 2021.

Ai përmendi se edhe pse kjo është për femrat, shpreson që në të ardhmen të jetë edhe për arritjet dhe përpjekjet e ekipit të meshkujve.

Me të në Sofje ishin edhe ministrat e qeverisë nga Kosova, një mundësi e përkryer për ata që janë përfshirë në projektin qeveritar “Kosovo Judo Nation”, për të parë saktësisht se sa e rëndësishme është kjo punë.

 “EJU” shkruan në fund se kishte fatin të punojë ngushtë me Kukën si dhe me tre kampionet olimpike; Majlinda KELMENDI (2016), Distria KRASNIQI (2021) dhe Nora GJAKOVA (2021) pas Lojërave Olimpike në Tokio”.

Share This Article