Federata Polake vendos shpërblimin rekord para ‘Play-Off’-it

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jemi vetëm pak javë para ndeshjes së “Play-Off” të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria do të përballet me Poloninë në transfertë, sfidë e vlefshme për një vend në Botërorin 2026. Më 26 mars, dy ekipet do të sfidohen mes tyre në “PGE Narodoëy” në Varshavë.

Ndërkohë që kanë dalë çmimet e biletave dhe interesi për sfida të tilla është shumë i lartë edhe tensionet për të dyja ekipet sa vjen e rritet. Ekipi i Polonisë ka gjetur edhe një formë motivimi për lajorët e përfaqësueses polake të futbollit.

Sipas gazetarit polak Mateusz Ligęza nga Radio ZET, lojtarët e përfaqësueses polake të futbollit do të përfitojnë rreth 4.2 milionë dollarë nëse skuadra arrin të sigurojë një vend në Botërorin 2026. Kjo shumë përbën rreth 40% të fondit prej 10.5 milionë dollarësh që FIFA u jep ekipeve pjesëmarrëse në fazën e grupeve të turneut.

“Nëse Polonia avancon në Kupën e Botës, lojtarët e ekipit kombëtar do të marrin një bonus shumë të madh nga Shoqata Polake e Futbollit (PZPN), afërsisht 40% të 10.5 milionë dollarëve të garantuar që FIFA do t’u paguajë pjesëmarrësve në fazën e grupeve të Kupës së Botës”, shkroi Mateusz Ligęza nga Radio ZET në profilin e tij në platformën ‘X’.

Për të përfituar këtë bonus të majmë, futbollistët e Polonisë duhet të fitojnë kundër Shqipërisë në ndeshjen e parë play-off që luhet më 26 mars në Varshavë, për të marrë biletën e finaleve play-off kundër fituesit të çiftit Ukrainë – Suedi.

Share This Article