Fëmija i parë i lindur në Kosovë në vitin 2020 është djalë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ka lindur fëmija i parë për vitin 2020 në Kosovë.

Detaje rreth lindjes së foshnjës së parë ka dhënë për Gazetën Express pak minuta pas lindjes, drejtori I Klnikës së Gjinekologjisë, Dr.Jakup Ismaili.

Ai ka treguar se nëna që e ka lindur foshnjën është e moshës 26 vjecare me iniciale L.B.

Foshnja është e gjinisë mashkull si dhe është lindja e katërt e kësaj nëne.

Sipas Ismailit, lindja ka shkuar në rregull dhe se gjendja shëndetësore e nënës po ashtu e efoshnjës është e mirë.

Foshnja sipas drejtorit të Gjinekologjisë ka lindur në peshën 3300 gram me gatësi 54 cm.

Kujtojmë se në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në vitin 2019 u lindën 9242 foshnje. Krahasuar me vitin 2018 këtë vit u lindën rreth 700 foshnje më pak.

Share This Article