Fëmijët afganë thotë se fitojnë për 50 centë në ditë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjithnjë e më shumë fëmijë në Afganistan po detyrohen të punojnë për t’i përkrahur familjet e tyre, në kohën kur vendi po përballet me kolaps ekonomik.

Edhe para ardhjes së talibanëve në pushtet, qindra mijëra fëmijë afganë detyroheshin të punojnë për ta siguruar jetesën për shkak të varfërisë shumë të përhapur.

Megjithatë, që nga ardhja e talibanëve në pushtet, fondet ndërkombëtare janë ndërprerë në masë të madhe. Afganistanit i janë vendosur edhe sanksione dhe, si rezultat, papunësia është rritur, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.

Gazetari i BBC-së, Secunder Kermani, e kaloi ditën me një grup fëmijësh që së fundi kanë filluar të lustrojnë këpucë në Kabul.

“Fitoj nga 50 afganë (50 centë) në ditë ose 70 – 100 afganë. Në të kaluarën fitoja rreth 150 afganë, por tash për tash nuk ka punë. Kur babai nuk punonte më, atëherë unë e ndërpreva shkollimin për të fituar ca të holla”, tha njëri nga fëmijët.https://www.bbc.com/news/av-embeds/59761535

Share This Article