Fëmijët e elitës iraniane në luks, civilët përballë armëve të baballarëve të tyre

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërsa Irani përjeton një nga valët më të përgjakshme të protestave anti-regjim në vitet e fundit, një kontrast i thellë po trondit opinionin publik dhe ata janë fëmijët e elitës sunduese, të cilët vazhdojnë të shfaqin hapur jetë luksoze në rrjetet sociale, ndërkohë që mijëra qytetarë të zakonshëm përballen me dhunë, arrestime dhe vdekje.

Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, dhjetëra mijëra protestues janë arrestuar dhe mijëra të tjerë janë vrarë gjatë shtypjes së demonstratave.

Autoritetet iraniane flasin për rreth 5,000 viktima, ndërsa burime të pavarura e vlerësojnë numrin e të vdekurve deri në 16,500. Protestuesit janë qëlluar, rrahur dhe nxjerrë zvarrë nga shtëpitë e tyre, ndërsa ndërprerjet e internetit kanë izoluar vendin nga bota.

Në të njëjtën kohë, të ashtuquajturit aghazadeh, fëmijët e klerikëve, ministrave dhe zyrtarëve të lartë, postojnë imazhe me supermakina, jahte, avionë privatë dhe veshje firmato. Figura si Anashid Hoseini dhe Sasha Sobhani janë kthyer në simbole të teprimit dhe pabarazisë, duke nxitur zemërim të madh, veçanërisht tek të rinjtë iranianë.

Shumë prej këtyre individëve jetojnë jashtë vendit, në Evropë, Amerikën e Veriut apo Lindjen e Mesme, duke drejtuar biznese dhe pasuri që bien ndesh me realitetin e ekonomisë iraniane të goditur nga sanksionet. Kritikat shtohen se masat ndëshkuese ndërkombëtare dhe zbatimi i ligjit nuk kanë arritur të prekin familjet në krye të sistemit.

Ndërsa represioni vazhdon dhe kriza ekonomike thellohet, hendeku mes sundimtarëve dhe popullit në Iran po zgjerohet gjithnjë e më shumë.

Share This Article