Fëmijët e shtrirë në Klinikën e Pediatrisë vizitohen nga superheronjët e preferuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Banka Ekonomike së bashku me klubin Alpin Prishtina ka organizuar aktivitetin e lëshimit me litar nga objekti i Klinikes Pediatrike, ku gjatë lëshimit anëtarët e këtij grupi dhe punonjësit e bankës të veshur si superheronjë surprizuan fëmijët.

Gjatë lëshimit me litar, përveç argëtimit të fëmijëve, janë ndarë edhe disa dhurata modeste për ta.

“Banka Ekonomike gjatë këtij aktiviteti po ashtu ka dhuruar donacion për organizatën Care for Kosovo Kids, i cili do të destinohet për blerje të medikamenteve dhe pajisjeve të nevojshme për Klinikën Pediatrike. Ky aktivitet nuk është aktiviteti i parë, pasi që edhe në të kaluarën kemi mbështetur Kliniken Pediatrike, por nuk do të jetë as i fundit”, thuhet në njoftim.

Kryeshefja Ekzekutive e Bankës, Hamide Pacolli Gashi në emër të bankës falënderoj organizatorët dhe shprehi gatishmërinë e bankës për mbështetje edhe në të ardhmen.

Share This Article