Përhapja e Covid-19 tek fëmijët në Angli po shkakton rritje të rasteve në kohët e fundit dhe ka shtuar shqetësimet tek shkencëtarët se vaksinat po administrohen në mënyrë të ngadaltë nëpër shkolla, duke rrezikuar shëndetin e fëmijëve dhe të rriturve. Rastet në Britani janë shumë më të mëdha se në vendet e BE dhe po rriten çdo ditë. Një sondazh i javës së kaluar tregoi se norma e mbizotërimit ndodhej në nivelin më të lartë që prej Janarit, me 8% e fëmijëve në shkola të mesme që janë të infektuar.
Normat e vaksinimit në Angli kanë mbetur pas atyre në vendet europiane dhe Skoci, gjë që shkencëtarët e kanë shpjeguar me mesazhet kontradiktore të dhëna për fëmijët, nisjen e ngadaltë dhe qasjen jo fleksibël ndaj fushatës. “Shqetësimi për momentin është se duket qartë se programi i vaksinimit tek 12-15 vjeçarët nuk po shkon mirë”- tha Laërence Young, virolog tek Universiteti i Warwick, duke shtuar se përhapja e viruseve të tjera të frymëmarrjes në Dimër mund të sjellin një goditje të madhe.
Muajin e kaluar, shefat ekzekutivë mjekësorë në Britani rekomanduan se fëmijët në moshë 12-vjeç e sipër duhet të marrin vaksinë të Covid-19 , për të ndaluar ndërprerjet në edukim. Por me fëmijët dhe mësuesit që po humbasin shkollën prej Covidit, disa analistë mendojnë se administrimi i vaksinave ka nisur shumë vonë.
Të dhënat e publikuara në javën e kaluar treguan se 28.8% e fëmijëve në moshë 12-17 vjeç kanë marrë një vaksinë të Covid-19. Por ndërkohë që administrimi i vaksinave tek 16 dhe 17 vjeçarët nisi në Gusht, përpara se të fillonte shkolla, tek 12-15 vjeçarët nisi 3 javë më vonë. Administrimi u vonua pasi Komisioni i Vaksinës refuzoi ta rekomandojë vaksinimin e gjerë për 12-vjeçarët e sipër, duke thënë se përfitimi është i vogël.
Klevis Llaha / SCAN