Fëmijët po zhduken në Shqipëri/ Janë nisur nga vendet në konflikt, Siria, Iraku dhe Afganistani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjashtëdhjetë e tetë fëmijë, të cilët kanë hyrë në Shqipëri nga kufiri i gjelbër dhe që origjinën e kanë nga vendet e konfliktit, si Siri, Irak dhe Afganistan janë zhdukur dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.

Ishte Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri që ngriti  shqetësimin.

Sipas kësaj qendre autoritetet shqiptare duhet patjetër të ndërhyjnë, duke plotësuar edhe kuadri ligjor për mbrojtjen e këtyre fëmijëve.

Prej tri vitesh konfliktet në vendet e lindjes e kanë kthyer Shqipërinë në një prej vendeve të tranzit të refugjatëve, drejt vendeve të Evropës Perëndimore përfshi fëmijëve të huaj të pashoqëruar.

50 oficerë të Frontex, të shpërndarë në 25 grupe patrullojnë më shumë se 360 kilometrave vijë kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Shqipëria është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që realizon patrullimet e përbashkëta me Frontex, pa u bërë ende pjesë e Bashkimit Europian.

Share This Article