“Femme nue couchée”, piktura e Picasso shitet për rekordin e 67.5 milionë dollarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Piktura e vitit 1932 e Pablo Picasso, “Gruaja nudo e shtrirë” është shitur për shifrën rekord të 67.5 milionë dollarëve, në një ankand të Sotheby’s në Nju Jork.

Piktura e Picassos u shit vetëm një javë pas një tjetër rekordi në një ankand të Christie’s, ku portreti i Marilyn Monroe, pikturuar në 1964-ën nga Andy Uarhol, u shit për rekordin e 195 milionë dollarëve.

“Femme nue couchée” e Picassos shfaq Marie-Thérèse të shtrirë si një krijesë deti, me kokën në profil. Dashuria e saj për notin dhe lidhja e fortë me ujin, frymëzuan piktorin drejt aludimit për detin, pasi vetë Picasso nuk dinte not.

Marie-Thérèse ishte 17 vjeçe kur u takua me 45 vjeçarin Picasso në Paris. Ata nisën një lidhje sekrete dashurie teksa Pablo ishte i martuar me balerinën ruso-ukrainase Olga Khokhlova. Olga u bë modelja dhe frymëzimi i tij për disa piktura e skulptura të Picassos dhe e bëri baba, me vajzën Maya.

Share This Article