Fenerbahçe e gatshme ta shesë Muriqin për 15 milionë euro

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Klubi i madh turk Fenerbahçe po mendon ta shesë yllin e Kosovës, Vedat Muriqi për 15 milionë euro, shkruan “Aksham”.

Kriza financiare që ka ardhur si rrjedhojë e mbylljes shkaku i koronavirusit, ka shtyrë menaxhmentin e klubit të konsiderojë shitjen e Muriqit për shumë më të vogël. Fillimisht Fenerbahçe kërkonte 25 milionë euro për sulmuesin. Raportohet se 15 për qind nga shuma e transferimit do të shkojë te ish-klubi i Muriqit, Rizespor.

Klube nga Premier League e Anglisë dhe Serie A e Italisë po interesohen për reprezentuesin e Kosovës. Tottenhami është ndër klubet që po insiston më së tepërmi për transferimin e yllit kosovar.

Share This Article