Fenerbahçe i bën ofertë Lazios për Muriqin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fenerbahçe i ka bërë ofertën e parë skuadrës së Lazios për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, njofton të enjten gazeta turke “Fotomaç”.

Thuhet se Feneri ka kërkuar huazimin e Muriqit, por janë drejtuesit e skuadrës italiane që u janë përgjigjur atyre të Turqisë se Muriqi është në shitje.

Huazimi i Muriqit sipas raportimeve në mediat e Turqisë mund të ndodhë vetëm nëse Muriqi në janar nuk do të shitet.

27-vjeçari te Lazio u transferua në shtator të vitit të kaluar, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2025.

Por, shtatlarti nuk po bindë edhe në edicionin e dytë me fanellën e Lazios.

Share This Article