Fenerbahce konfirmon lëndimin e Berishës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fenerbahce e ka konfirmuar se futbollisti Mërgim Berisha është lënduar.

Sipas njoftimit, Berisha ka ndjerë dhimbje të muskulit të këmbës së djathtë dhe ka filluar fazën e shërimit.

Nuk është bërë e ditur se sa do të mungojë Berisha, por është e sigurt se nuk do të mund ta ndihmoi Fenerbahcen ndaj Karagumrukut, të mërkurën prej orës 18:00.

Berisha ishte titullar në derbin kundër Beshiktashit dhe realizoi golin e dytë. Ai luajti deri në minutën e 71-të. Në 11 ndeshje në kampionatin turk, sulmuesi 23-vjeçar ka shënuar tri gola dhe ka bërë edhe dy asistime.

Share This Article