ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Meta nis mbylljen e llogarive nga Instagrami dhe Facebooku për fëmijët australianë 2 hours ago
Shtyhet për 9 dhjetor seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, SPAK pyet biznesmenin Vegaj 2 hours ago
80 vjet paqe dhe miqĂ«si… Vizita historike e Presidentit tĂ« GjermanisĂ« nĂ« Angli, i shtrohet darkĂ« dhe batuta nga Mbreti 2 hours ago
Berisha flet për takimin e Salianjit dhe paralajmëron llogaridhënie: Disa ia mbathën nga fushata për turizëm 2 hours ago
Mbi 600 mijë kubanë kërkojnë të marrin shtetësinë spanjolle 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Fermat lundruese holandeze

albnews by albnews
17 January, 2022
in Bota, Technologji
0
Fermat lundruese holandeze
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ferma e parë lundruese në botë në qytetin holandez të Roterdamit mbështet vetëqëndrueshmërinë dhe riciklimin në bujqësi dhe blegtori.

Ferma lundruese me sipërfaqe 1 200 metra katrorë, e ndërtuar në kanalin Merwehaven në 2018, e cila në maj 2019 u vu në përdorim, shquhet si një zgjidhje e rëndësishme për holandezët që kanë mungesë toke.

RelatedPosts

Akuzohet për korrupsion, jep dorëheqjen Federica Mogherini

Meta nis mbylljen e llogarive nga Instagrami dhe Facebooku për fëmijët australianë

80 vjet paqe dhe miqĂ«si… Vizita historike e Presidentit tĂ« GjermanisĂ« nĂ« Angli, i shtrohet darkĂ« dhe batuta nga Mbreti

Minke Van Wingerden, një nga themelueset e fermës, tha se objekti funksionon me kapacitet të plotë me rreth 40 lopë dhe se nga çdo lopë marrin nga 20 deri në 25 litra qumësht në ditë.

Qumështi, kosi, gjalpi dhe djathi janë disa nga produktet e qumështit që kjo fermë ofron për klientët në dyqanin e saj, por edhe në raftet e dyqaneve të tjera të Roterdamit. Ferma gjithashtu prodhon dhe shet plehra organike.

Fakti që ferma ndodhet në ujë, ofron përfitime për fermerët për shkak të afërsisë së saj me qendrën e qytetit, dhe gjithashtu mund të shërbejë si një model blegtoral për një të ardhme që është gjithnjë e më e pasigurt për shkak të ndryshimeve klimatike.

Të gjitha mbeturinat e mbledhura nga restorantet dhe furrat e bukës aty pranë dhe e ushqimit të mbledhur në Roterdam përdoren për të ushqyer lopët, ndërkaq Van Wingerden tha se mbetjet e ushqimit të mbledhur përbëjnë rreth 60 për qind të ushqimit të lopëve.

Van Wingerden tha gjithashtu se ata mbledhin ujin e shiut në çatinë e fermës, i cili përdoret si pije për lopët. Pikërisht pranë fermës lundruese është një panel diellor lundrues. Energjia e përftuar nga ky panel plotëson ndjeshëm nevojat e fermës.

Duke vënë në dukje se puna në fermën lundruese është kryesisht automatike dhe se lopët milen dhe pastrohen nga robotë automatikë, Van Wingerden tha se lopët shkojnë vetë në repartin e mjeljes, ku robotët pompojnë qumështin dhe e dërgojnë atë për përpunim të mëtejshëm.

Van Wingerden gjithashtu deklaroi se plehu i thatë përftohet duke ndarë plehun e lopës nga ureja duke përdorur një motor pastrimi.

“Pranë kësaj ferme lundruese do të ndërtojmë një objekt të ri ku do të zbatohet një sistem vertikal i kultivimit të llojeve të ndryshme të perimeve. Qëllimi është të rriten perime dhe barishte të shumta në një mënyrë shumështresore dhe vertikale pa zënë një sipërfaqe të madhe toke”, tha Van Wingerden.

Duke u shprehur i kënaqur me faktin se ferma lundruese është e njohur në botë, Van Wingerden theksoi se projekte të ngjashme mund të zbatohen në gjithë Holandën dhe më gjerë.

Pasojat e ndryshimeve klimatike kërcënojnë sigurinë ushqimore në Holandë, ku një pjesë e konsiderueshme e territorit të saj është nën nivelin e detit dhe ka mungesë të tokës bujqësore.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Meta nis mbylljen e llogarive nga Instagrami dhe Facebooku për fëmijët australianë

Meta nis mbylljen e llogarive nga Instagrami dhe Facebooku për fëmijët australianë

4 December, 2025
Shtyhet për 9 dhjetor seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, SPAK pyet biznesmenin Vegaj

Shtyhet për 9 dhjetor seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, SPAK pyet biznesmenin Vegaj

4 December, 2025
80 vjet paqe dhe miqĂ«si… Vizita historike e Presidentit tĂ« GjermanisĂ« nĂ« Angli, i shtrohet darkĂ« dhe batuta nga Mbreti

80 vjet paqe dhe miqĂ«si… Vizita historike e Presidentit tĂ« GjermanisĂ« nĂ« Angli, i shtrohet darkĂ« dhe batuta nga Mbreti

4 December, 2025
Berisha flet për takimin e Salianjit dhe paralajmëron llogaridhënie: Disa ia mbathën nga fushata për turizëm

Berisha flet për takimin e Salianjit dhe paralajmëron llogaridhënie: Disa ia mbathën nga fushata për turizëm

4 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result