Fermerët bllokojnë rrugën te Rrethi i Shoferit në Lushnjë, studentët në Korçë: Ju rrisni çmimet, ne rezistencën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rritja e çmimit të naftës dhe produkteve bazë të shportës ushqimore, ka nxjerrë në protestë dhjetëra banorë në disa qytete të vendit.

Mëngjesin e sotëm dhjetëra fermerë në qytetin e Lushnjës kanë dalë që të protestojnë kundër rritjes së çmimit të karburantit, ndërsa kanë bllokuar rrugën.

Ndërsa në Korçë, studentët kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste, kundër rritjes së  çmimeve.

‘Ju rrisni çmimet, ne rezistencën’, ishte njëra nga parullat e studentëve në Korçë.

Ata kanë marshuar drejt fakultetit të Bujqësisë, ndërsa do të bashkohen në një pikë për të vazhduar protestën e tyre.

Share This Article