Fermerët e Kukësit i ankohen Bashës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Takimet e kryetarit të PD Lulzim Basha kanë vijuar në fshatrat e Kukësit për t’u njohur me shqetësimet e fermerëve në Novosej dhe Shishtavec. Sipas banorëve të zonës, atyre ju mungon tregu i garantuar për të shitur prodhimet e tyre, ndërsa kostoja e prodhimit është gjithnjë e më lartë.

Banori: Nuk e dimë a do e shesim a jo, se edhe na kalbet në gropë dhe falimentojmë.

BashaFermeri i Kosovës, fermeri i Maqedonisë, e merr mbështetjen, subvencionohet, ndërsa fermeri shqiptar nuk arrin të konkurrojë as në tregun e brendshëm me prodhimet e veta sepse qeveria nuk është në krahun tuaj.

Banorët e Shishtavecit arrijnë të mbledhin të ardhura, për të jetuar nga bujqësia dhe blegtoria, por ato evidentojnë mungesën e krahut të punës, pas largimit të të rinjve në emigracion.

Banori: Nuk është vetëm problemi i patateve, ne kemi problem dhe blegtorinë, asnjë subvencion, asnjë mbështetje.

Basha: Me ne prioritet në buxhet do të jetë subvencionimi i prodhimeve tuaja. Në veçanti të prodhimeve cilësore. Shqipëria po mbytet në prodhime të subvencionuara të fermerëve të huaj.

Gjatë këtij takimi, Lideri i opozitës u premtoi banorëve të Kukësit se qeveria e ardhshme do të jetë në krah të tyre për t’i ndihmuar.

Share This Article