Festa e ‘çmendur’ e futbollistëve të Realit pas triumfit në gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt

albnews
By
1 Min Read

Real Madridi ka arritur në një tjetër finale të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos bën një ndeshje spektakolare ndaj Manchester Cityt dhe fituan me rikthim 3-1 për të kaluar në finalen e madhe ku e pret Liverpooli.

Braziliani Rodrygo shënoi dy gola, ndërsa Karim Benzema një tjetër për t’i dhënë fitoren e madhe Realit.

Pas triumfit ndaj Cityt, ka pasur një festë jashtëzakonisht të madhe në dhomat e zhveshjes së Los Blancos.

Futbollistët ishin të entuziazmuar me triumfin, derisa nuk kanë munguar vallëzimet dhe këngët nga të gjithë.

Vinicius Junior, Eduardo Camavinga, Rodrygo e Ferland Mendy ishin lojtarët që festonin më së shumti duke bërë edhe vallëzime atraktive.

Mbretërit tani në finalen e madhe do të takohen me Liverpoolin ku synojnë ta fitojnë trofeun e 14-të në Ligën e Kampionëve.

Share This Article