Është edhe një 5 maj i lumtur për Inter dhe është ai i vitit 2021. Tre ditë pas titullit kampion e pushimit të lejuar nga Conte për ekipin e tij, zikaltrit më në fund kanë mundur të festojnë të gjithë së bashku në Appiano Gentile. Lojtarët, stafi teknik, të gjithë drejtuesit dhe presidenti Steven Zhang u mblodhën për të festuar një moment historik të shumëpritur: koret, dushet me shampanjë dhe Conte i ‘fluturuar’ në ajër ishin pikat kryesore të festës.
Interi kishte vendosur të mos e mblidhte të gjithë grupin e ekipit të dielën për të ndjekur së bashku ndeshjen e Atalantës, ajo që çoi në sigurinë aritmetike të titullit. Të gjithë zikaltrit, kështu, festuan veçmas dhe ndonjë, si Lukaku, madje donte të bashkohej me tifozët duke bërë një xhiro nëpër rrugët e qytetit.
Sot, të gjithë me bluzën festive për një festë që, duke njohur Conte, do të jenë arkivohet që nesër. Duhet përgatitur finalja e sezonit në mënyrën më të mirë të mundshme dhe nuk do të lejohen shpërqendrime, edhe me trengjyrëshin e qepur në gjoks. Presidenti i zikaltërve, Steve Zhang, nga ana tjetër, dëshiron të vazhdojë të shijojë gëzimin edhe pak: “Tani le të festojmë, le të shijojmë këtë muaj dhe forca Inter”, përfundoi fjalimin e tij për ekipin. Numri një i Interit, në Appiano së bashku me zv/presidentin Javier Zanetti, Beppe Marotta dhe Alessandro Antonello dhe drejtorin sportiv Piero Ausilio, më pas festuan së bashku me ekipin me korin e famshëm “kampionë, kampionë”, duke hapur një shishe dhe duke lagur lojtarët siç bëri edhe Antonio Conte dhe kapiteni Samir Handanovic.