Festat e “shfrenuara” gjatë karantinës, Johnson përballet sot me Parlamentin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“The Mirror” raporton se Boris Johnson do përballet sot me Parlamentin dhe zemërimin e partisë Konservatore në lidhje me çështjen e famshme “Partygate”.

Johnson është kryeministri i parë britanik që ka kryer një vepër penale, teksa është nën akuzë për organizimin e një feste të ‘shfrenuar’, teksa gjithë bota ishte nën rregullat e rrepta të kufizimeve për koronavirusin.

Kryeministri pritet të mbajë një fjalim sot para Parlamentit, ku do të japë llogari për gjithçka që ndodhi në atë festë, për herë të parë pasi u shpall fajtor dhe pagoi gjobën prej 50 mijë paund.

E vetmja gjë që e shpëtoi liderin britanik nga shkarkimi ishte lufta në Ukrainë, ku për të mos krijuar një çoroditje në kohë aspak të qeta, Britania vendosi ta “falë” Johnson.

Share This Article