Festë kuqezi në Greqi, shqiptarët festojnë Ditën e Pavarësisë në sheshin Syntagma të Athinës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi kanë festuan mbrëmjen e sotme Ditën e Pavarësisë me një tubim të madh në sheshin Syntagma të Athinës.

Dita e Flamurit përkujton pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, e cila u shpall nga Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor 1912.

Me rastin e këtij eventi, qindra shqiptarë, shumë prej tyre me fëmijët e tyre, duke mbajtur flamuj shqiptarë, u mblodhën përsëri në sheshin kryesor të kryeqytetit grek, duke kërcyer valle popullore nën ritmet e muzikës tradicionale.

Kujtojmë se grumbullime të tilla nga diaspora shqiptare janë të zakonshme në kryeqytetet kryesore të shteteve të BE-së dhe jo vetëm, pasi ato kulmojnë edhe me parada e shpalosjen e flamujve gjigandë kuqezi në Londër e Nju Jork. 

Share This Article