Festë me fishekzjarrë në Ulqin, Abazoviq: Omer Bajraktari do të jetë kryetar i ri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Omer Bajraktari pritet të jetë kryetar i ri i qytetit të Malit të Zi, Ulqin.

Kështu së paku ka shkruar politikani shqiptar, Dritan Abazoviq, i cili ka pohuar se ka korrur fitore bindëse duke siguruar 43 për qind të votave.

Lideri i partisë URA ka shpërndarë pamje nga festa e Koalicionit të subjekteve “Për një fillim të ri”, ku bëjnë pjesë URA, PD, SD, SDP dhe AA.

Këta të fundit kanë fituar 15 mandate ndërsa DPS dhe BS 6, DUA dhe Forca 5, ndërsa Demokratët 2 mandate.

Ndryshe, në Ulqin morën pjesë pesë lista zgjedhore dhe në 38 vendvotime votuan 20.392 votues.

Share This Article