Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës do të zhvillohet në shtator

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës do të zhvillohet në muajin shtator 2020, në Kalanë e Gjirokastrës.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Kulturës Elva Margariti e cila njofton se Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, manifestimi më i rëndësishëm i trashëgimisë sonë shpirtërore, do të zhvillohet në muajin shtator 2020, në Kalanë e Gjirokastrës.

“Pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019 vendi u përball me një situatë të jashtëzakonshme, ku primare ishte akomodimi i menjëhershëm 17 mijë banorëve dhe hartimi i projekteve të rindërtimit. Në këtë situatë u vendos që festivali të organizohet në muajin shtator.

Ky festival është shembull i shpirtit krijues të shqiptarëve dhe vitalitetit, i aftë për t’u ringritur pas çdo vështirësie”, shprehet ministrja Margariti/ATSH

Share This Article