ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump: Nëse avionët luftarakë venezuelianë rrezikojnë anijet amerikane, do të rrëzohen 57 seconds ago
26-vjetori i Policisë së Kosovës, Osmani: Të anëtarësohet në INTERPOL. Kurti: Nuk i la shans krimit në veri 3 minutes ago
Eliminatoret Botërori 2026/ Nagelsmann s’i trembet shkarkimit, Gjermania kërkon kthesën përballë Irlandës së Veriut 4 minutes ago
SHBA bastis fabrikën e Hyundait për emigrantë të paligjshëm. Alarmohet Koreja e Jugut: Do ketë përgjigje 6 minutes ago
Festivali i Venecies – Triumfon regjisori amerikan Jim Jarmusch, rrëmben Luanin e Artë me filmin kushtuar familjes 8 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Festivali i Venecies – Triumfon regjisori amerikan Jim Jarmusch, rrëmben Luanin e Artë me filmin kushtuar familjes

albnews by albnews
6 September, 2025
in Show - Biz
0
Festivali i Venecies – Triumfon regjisori amerikan Jim Jarmusch, rrëmben Luanin e Artë me filmin kushtuar familjes
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Festivali i Filmit në Venecie kurorëzoi të shtunën më të mirët e kinematografisë ndërkombëtare, të cilët u bënë pjesë e garës së këtij viti në edicionin e 82-të.

Çmimi më prestigjioz i natës i shkoi regjisorit veteran amerikan Jim Jarmusch për filmin e tij “Father Mother Sister Brother”. Ky film, i ndarë në tre kapituj për tri vende të ndryshme, si Nju-Xhersi, Dublini dhe Parisi, shfaq në celuloid raportet problematike midis prindërve dhe fëmijëve. Pjesë e ansamblit aktorial janë yjet e kinematografisë, si Cate Blanchett, Adam Driver, Tom Waits dhe Charlotte Rampling.

RelatedPosts

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani shfaq probleme shëndetësore, shtrohet në QSUT

Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

Porosita cigare elektronike me drogë në Snapchat. Ishte aq e lehtë sa të merrja picë.

“Ju falënderoj që e vlerësuat filmin tonë të qetë,” tha Jarmusch, një regjisor i cili ka bërë histori kryesisht jashtë botës së Hollivudit. “Neve që bëjmë filma nuk na motivon konkurrenca,” u shpreh regjisori, ndërsa kujtoi një tjetër ikonë të kinematografisë aziatike, regjisorin japonez Akira Kurosawa, i cili kur e vlerësuan me një Çmim në moshë të vonë deklaroi se kishte frikë se nuk e dinte se ç’po bënte. “Unë vazhdoj të mësoj gjithë kohën,” tha Jarmusch.

Kaouther Ben Hania fitoi Çmimin e Madh të Jurisë “Luani i Argjendtë” për “The Voice of Hind Rajab”

Luanin e Argjendtë, që është çmimi i dytë më i rëndësishëm i Festivalit të Venecies, e fitoi regjisorja tuniziane Kaouther Ben Hania. Drama e saj “The Voice of Hind Rajab” lidhet me luftën në Gazë dhe tregon historinë e një 5-vjeçareje palestineze të bllokuar brenda një makine që po digjet, teksa ajo dhe të afërmit i largohen luftës. Ajo humbi jetën vitin e kaluar gjatë sulmeve nga trupat izraelite. Duartrokitjet për këtë film zgjatën për një kohë rekord prej 23 minutash pas premierës ditën e mërkurë dhe pretendohej se do të ishte ky fituesi i mbrëmjes.

“Kinemaja nuk na e kthen dot Hindin, as nuk mundet të fshijë mizoritë që u kryen ndaj saj. Asgjë nuk mund të kthejë atë që na është marrë, por kinemaja mund ta ruajë zërin e saj, ta bëjë që të kumbojë tejpërtej kufijve,” tha regjisorja Ben Hania. “Zëri i saj do të vazhdojë të jehojë derisa të mbahet përgjegjësi reale, derisa të vihet në vend drejtësia.“

Benny Safdie fitoi Çmimin “Luani i Argjendtë” për regjinë më të mirë, “The Smashing Machine”

Regjisori amerikan Benny Safdie u vlerësua si regjisori i tretë më i mirë për filmin “The Smashing Machine”, një film-portret për një ndër pionierët e arteve marciale mikse, Mark Kerr, i cili luhet nga aktori Dwayne “The Rock” Johnson.

Çmimin Special të Jurisë e fitoi dokumentari “Sotto le Nuvole” nga regjisori italian Gianfranco Rosi.

Xin Zhilei mori Kupën Volpi si Aktorja më e Mirë për “The Sun Rises on Us All”

Aktorja kineze Xin Zhilei u vlerësua si aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin “The Sun Rises on Us All” të regjisorit Cai Shangjun.

Toni Servillo mori Kupën Volpi si Aktori më i Mirë për “La Grazia”

Aktorin italian Toni Servillo u shpall aktori më i mirë i këtij edicioni për interpretimin në filmin “La Grazia” të Paolo Sorrentinos.

Për skenografinë më të mirë u vlerësua Valerie Donzelli dhe Gilles Marchand nga filmi “À pied d’œuvre” i Valerie Donzelli.

Çmimi Marcello Mastroianni, që vlerëson aktorët e rinj, shkoi për Luna Wedler nga filmi “Silent Friend di Ildiko Enyedi”.

Ky edicion nuk rezultoi me sukses për prodhimet më të shtrenjta, si “Frankenstein” i regjisorit Guillermo del Toro, “Jay Kelly” nga Noah Baumbach, “Bugonia” i Yorgos Lanthimos, apo “No Other Choice” nga regjisori koreano-jugor Park Chan-wook.

Në nder të Armanit

Pjesë e ceremonisë sivjet ishte dhe një homazh për stilistin e ndjerë Giorgio Armani, i cili ndërroi jetë të mërkurën dhe u përcoll sot nga qytetarë e personalitete të të gjitha fushave. Në nder të tij duartrokiti e gjithë salla e Pallatit të Kinemasë. Armani ishte një nga sponsorët historikë të festivalit.

“Faleminderit Giorgio Armani, që na mësove se krijimitaria jeton aty ku takohen disiplinat – moda, kinemaja, arti, materialet e reja, arkitektura – siç ndodh përditë këtu në Bienalen e Venecies,” u shpreh arkitekti italian Carlo Ratti.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump: Nëse avionët luftarakë venezuelianë rrezikojnë anijet amerikane, do të rrëzohen

Trump: Nëse avionët luftarakë venezuelianë rrezikojnë anijet amerikane, do të rrëzohen

6 September, 2025
26-vjetori i Policisë së Kosovës, Osmani: Të anëtarësohet në INTERPOL. Kurti: Nuk i la shans krimit në veri

26-vjetori i Policisë së Kosovës, Osmani: Të anëtarësohet në INTERPOL. Kurti: Nuk i la shans krimit në veri

6 September, 2025
Eliminatoret Botërori 2026/ Nagelsmann s’i trembet shkarkimit, Gjermania kërkon kthesën përballë Irlandës së Veriut

Eliminatoret Botërori 2026/ Nagelsmann s’i trembet shkarkimit, Gjermania kërkon kthesën përballë Irlandës së Veriut

6 September, 2025
SHBA bastis fabrikën e Hyundait për emigrantë të paligjshëm. Alarmohet Koreja e Jugut: Do ketë përgjigje

SHBA bastis fabrikën e Hyundait për emigrantë të paligjshëm. Alarmohet Koreja e Jugut: Do ketë përgjigje

6 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result