Festoi eleminimin e kombëtares nga Kupa e Botës, tifozi vritet nga policia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas vrasjes së 22-vjeçares Mahsa Amini nga policia iraniane, për shkak se nuk kishte vendosur shaminë siç duhet, një tjetër skandal ka përfshirë vendin.

Një tifoz futbolli dyshohet se u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë së regjimit islamik mbrëmë, pasi ai festoi humbjen e Iranit ndaj SHBA-së në Kupën e Botës, shkruan Daily Mail.

Mehran Samak, 27 vjeç, thuhet se u qëllua në kokë në qytetin e Anzali, në Iranin lindor, nga agjentët e qeverisë pasi ai i ra borisë së makinës së tij për të festuar humbjen 1-0 të ekipit kombëtar iranian.

Samak ishte ulur në makinën e tij pranë të fejuarës së tij, kur një pjesëtar i forcave të sigurisë së Iranit iu afrua makinës së tyre dhe e qëlloi tifozin e futbollit me një plumb në kokë, raporton Iran Internacional.

Ai u dërgua me urgjencë në spital por ndërroi jetë brenda një ore.

Samak ishte bashkuar me dhjetëra iranianë të tjerë në të gjithë vendin, të cilët festuan humbjen e ekipit kombëtar ndaj Shteteve të Bashkuara mes zemërimit në rritje kundër regjimit islamik.

Share This Article