Fetahu: Sëmundja është serioze, besimtarët t’u përmbahen masave mbrojtëse

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkësia Fetare Islame për një muaj doli me dy qëndrime të kundërta për korona virusin. Fillimisht e shpalli si të vdekur, që më pas ta “ringjallë” atë. Kryetari i ri i BFI-së, Shaqir Fetahu i cili është ushtrues detyre, sot deklaroi se virusi nuk është tallje, duke apeluar për qytetarët që t’i respektojmë rekomandimet.

Kjo sëmundje është e vërtetë sepse të gjitha organet përkatëse në botë vërtetuan se sëmundja ekziston dhe është e rrezikshme. Nuk ka tallje me këtë gjë. Apeloj që të jemi serioz dhe t’u përmbahemi kritereve që i kanë vendosur organet përgjegjëse –  deklaroi Shaqir Fetahu, U.D. kryetar i BFI-së.

Paraardhësi i tij Sulejman Rexhepi, në festën e Ramazan Bajramit, kishte qëndrim tjetër.

Kryetari aktual i këtij institucioni, Fetahu sot paralajmëroi punë transparente. Por, nuk u përgjigj përse është shkarkuar Rexhepi, për shkak të punës financiare apo për shkak të bashkëshortes së re.

BFI-në e tronditën një varg skandalesh. Kohëve të fundit, Komisioni kundër korrupsionit njoftoi se për pesë vite nuk i ka paguar tatim shtetit kurse për 10 vite, në faturën e BFI-së kanë përfunduar mbi 9 milionë euro, para si kompensim nga shteti që nuk ka mundur t’u kthejë pronë dhe hapësirë afariste. Para një viti, Skender Buzaku tentoi ta trashëgojë Rexhepin. Kryetari i asaj kohe kishte mbështetjen e të gjithë myftilerëve, që tani e shkarkuan.

Share This Article