Në shenjë nderimi dhe përkujtimit të legjendës së futbollit të Kosovës dhe ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë një vit më parë, Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë turne përkujtimor në datëlindjen e tij më 23 korrik.
Siç njofton FFK, turneu do të jetë tradicional dhe do të mbahet
çdo vit në këtë datë.
Në këtë turne janë ftuar dhe do të marrin pjesë veteranët e skuadrave të
Llapit, Prishtinës, Flamurtarit nga Vlora dhe Përzgjedhja e veteranëve nga
Maqedonia e Veriut. (Veteranët +45 vjet).
Ky turne do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 23 korrik
2019.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në orën 18:00,
Ndeshja e dytë do të zhvillohet në orën 19:00,
Ndeshja e tretë finale do të zhvillohet në orën 20:00.
Me këtë rast, FFK-ja u bën fetsë:
Të gjithë dashamirëve e adhuruesve të futbollit, bashkëlojtarëve e bashkkohanikëve, shokëve e miqve të Fadilit, si dhe mbarë opinionit në Kosovë dhe jashtë Kosovës, që të jenë të pranishëm në këtë turne përkujtimor, që ta nderojmë kujtimin për legjendën, Fadil Vokrri.
Në këtë turne janë ftuar po ashtu dhe figura
të rëndësishme nga jeta sportive e politike nga Kosova dhe jashtë Kosovës.
Duke shpresuar dhe besuar në ardhjen tuaj, FFK-ja Ju falënderon të gjithëve.