Fidan Aliti në ekipin më të mirë të Botës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbrojtësi kosovar ka shfaqur stabilitet në dy ndeshjet e fundit të Përfaqësueses së Kosovës, ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë.

Futbollisti kosovar po gëzon formë të shkëlqyeshme dhe këtë e demonstroi edhe në dy ndeshjet e fundit të “Dardanëve”, fillimisht ndaj Danimarkës në miqësoren e 21 marsit e më pas më 25 mars kundër Bullgarisë në kualifikimet e Evropianit 2020.

Dhe, forma e mbrojtësit kosovar është vërejtur edhe nga ekspertët dhe mediat më të mëdha botërore.

Në fakt, gazeta e madhe franceze “France Football” e ka vendosur Alitin në ekipin më të mirë të këtyre ndeshjeve të Kombëtareve, ndërsa ai e përbën mbrojtjen krahas Danilos (Brazil), Varanet (Francë) dhe Shulzit (Gjermani).

Ndërsa, në këtë ekip gjenden edhe yjet si Mbappe, apo edhe futbollisti Barkley. 

Share This Article