FIFA, ultimatum përfaqësueses së kualifikuar për në Botëror

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tunizia mund të përjashtohet nga Kupa e Botës nëse qeveria e këtij vendi vazhdon të ndërhyjë në çështjet e futbollit. Ky është paralajmërimi i FIFA-s për autoritetet tuniziane, që vjen pas komenteve të përsëritura të ministrit tunizian të Rinisë dhe Sporteve, Kamel Deguiche, për mundësinë e “shpërbërjes së zyrave federative”.

FIFA e konsideron deklaratën e tij si një përpjekje për të ndërhyrë në punën e Federatës së Futbollit të vendit (FTF) dhe i ka kërkuar atij sqarime për përpjekjet për të ndërhyrë në punët e saj të brendshme. FIFA i ka kujtuar gjithashtu FTF-së se shoqatat anëtare janë “të detyruara ligjërisht të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe pa ndikimin e padrejtë të palëve të treta”.

“Çdo shkelje e këtyre detyrimeve mund të rezultojë në vendosjen e sanksioneve sipas ligjeve të FIFA-s, duke përfshirë pezullimin e shoqatës në fjalë”, tha Kenny Jean-Marie, drejtori i shoqatave anëtare të FIFA-s, në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të FTF, Ëajdi Aouadi.

Një pezullim i mundshëm do të nënkuptonte që asnjë klub apo ekip kombëtar tunizian nuk do të mund të luante në garat kontinentale apo ndërkombëtare. Muajin e ardhshëm tunizianët do të marrin pjesë në Botëror, në një grup me Francën, Danimarkën dhe Australinë.

FIFA i ka dhënë kohë FTF-së jo më vonë se të premten për t’iu përgjigjur qëndrimit të saj, pas komenteve të ministrit.

Share This Article