Filipçe: 54 pacientë të shtruar me koronavirus, 4 në gjendje të rëndë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë konferencës për shtyp të ditës së sotme bëri me dije se në Klinikën e Infektologjisë ndodhen të shtruar 54 pacientë, 4 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 20 të tjerë marrin frymë artificialisht dhe janë me maskë oksigjeni.

Pjesa tjetër e pacientëve është në gjendje stabile.

Ministri Filpçe, gjatë përgjigjeve së pyetjeve të gazetarëve online tha se nuk jemi në gjendje që të parashikojmë se kur mund të dalim nga kjo situatë dhe se është ende herët të bëhen llogaritje të tilla. Ai mor shembull Kinën edhe dhe vende të tjera të botës ku tha se në Kinë mund të përballen me një kulm të dytë të pandemisë.

“Në Të gjithë botën qëllimi është që të ulet numri i të prekurve. Ose të paktën numri të jetë nën kontrol që sistemi shëndetësor mund të përballojë numrin e të prekurve. Parashikimet nuk mund të jenë të sigurta 100 për qind asnjëherë nga askush”, tha Filpçe.

Share This Article