Filipçe: Çdo të hënë Pfizer do të dërgojë nga 5-7 mijë doza të vaksinës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë, Venko Filipçe, bëri të ditur se në maj do të arrijnë edhe 25 mijë doza të tjera të vaksinës “Pfizer”.

“Sot kemi marrë një listë nga “Pfizer” që gjatë majit, çdo të hënë, do të mbërrijnë 5 deri në 7 mijë vaksina për të arritur numrin e përgjithshëm të plus 10 mijë vaksinave. Ardhja e 200.000 vaksinave kineze pritet më 28 prill. Mbërritja do të përkojë me festat e Pashkëve dhe vaksinimi do të bëhet nga 4 maji, e marta pas pushimeve. Deri atëherë, të gjitha sallat sportive në gjashtë qytetet e planifikuara do të jenë gati”, deklaroi Venko Filipçe.

Share This Article