Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, vlerëson se deri në fund të verës, mund të arrihet imuniteti kolektiv, duke marrë parasysh të gjitha sasitë e vaksinave që duhet të arrijnë në vendin tonë.
Në intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, Filipçe theksoi se të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe nuk ka nevojë që qytetarët të preferojnë ndonjërën prej vaksinave.
“Tani me ardhjen e kësaj sasie të konsiderueshme vaksinash, ndërsa ne presim njëqind mijë të tjera më 15 maj, përsëri nga prodhuesi Sinofarm dhe shuma prej 500 mijë vaksinave nga prodhuesi Sinovak deri në fund të majit, do të thotë një sasi dukshëm më e madhe, të cilat do të shpërndahen pas këtyre dy kanaleve që përmenda, vendosëm t’u jepnim përparësi atyre që aplikuan dhe prandaj u bë një prerje më 30 prill – të gjithë qytetarët të cilët janë të regjistruar në faqen vakcinacija.mk, dhe janë të pavaksinuar që janë afër 160 mijë, në një periudhë prej dy javësh, diku deri më 15 maj ata do të marrin termin për vaksinim përmes SMS ose email me kohën e saktë dhe pikën ku duhet të paraqiten”, tha Ministri.
Ministri thekson se tani është periudha kohore në të cilën ne kemi nevojë për të arritur një përqindje të vaksinimit që do të jetë e mjaftueshme për të fituar të ashtuquajturin imunitet kolektiv, dhe kjo është, siç thotë ai, rreth gjashtëdhjetë përqind.