Filipçe: Kemi filluar bisedimet direkt me Pfizer për të siguruar doza shtesë të vaksinës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe ka informuar se kompania Pfizer, e cila e prodhon vaksinën për KOVID-19, është përgjigjur shkrimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe se mund të fillojnë bisedimet direkte për tu furnizuar me vaksinën e kësaj kompanie.

Filipçe ka thënë se përpos mekanizmit Kovax, vendi ynë ka vendosur komunikim direkt me Pfizer dhe Astra Zeneka për të siguruar doza shtesë të vaksinës.

“Këtë javë presim përgjigje edhe nga Astra Zeneca që do të thotë që edhe nëpërmjet komunikimit direkt me kompanitë prodhues do të bisedojmë për të siguruar sasi shtesë. Mekanizmi i tretë është nëpërmjet vendeve anëtare të BE-së, për shkak se në marrëveshjet e tyre përpos për shtetasit e tyre, kanë një sasi të caktuar e cila është e dedikuar për vendet tjera të cilat nuk janë anëtare të BE-së”, ka thënë Filipçe, përcjell Shenja.

Share This Article