Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në paraqitjen e tij në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat sqaroi se kufizimi i numrit të nxënësve në shkolla, gjegjësisht ndjekja e orëve me prezencë fizike vetëm në klasa të paraleleve nga klasa e parë deri në të tretën bëhet për t’u mbrojtur sistemi shëndetësor nga mbingarkimi i spitaleve, në rast të rritjes së madhe të numrit të pacientëve me grip sezonal dhe Covid-19 në muajt e ardhshëm.
“Nëse pasqyra epidemike është e mirë, në fillim të nëntorit do të japim leje që ndonjë grup tjetër i fëmijëve të jetë i pranishëm fizikisht. Klasa e katërt, e pestë, e gjashtë …, ndoshta viti i parë i shkollës së mesme … Ne duam të shohim se çfarë efekti do të ketë ndaj pasqyrës epidemike në shtator, në fund, pastaj në tetor, që të dimë çfarë rekomandimesh duhet të japim për dy muajt e fundit të vitit”, tha Filipçe.
Informacioni dhe të dhënat e pamjaftueshme për koronavirusin ishin e vetmja arsye pse mediumet nuk u lejuan të hynë në spitale gjatë valës së dytë të infeksionit, deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen e tij në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat.
I pyetur nëse ai mendon se mundësia vonesa për të hyrë mediumet në departamentet infektive, në mënyrë që ata të mund të paraqesin para publikut kërcënimin e mosrespektimit të masave parandaluese, është një e metë në menaxhimin e krizës, Filipçe u shpreh:
“Kishim frikë. Duhej t’i lejonim të futen në dhomë ku pacientët po trajtohen nga virusi për të cilin nuk dinim dhe ende nuk e dimë gjithçka, për të cilin ka kaq shumë të panjohura- sepse është i paparashikueshme, në lidhje me mënyrën se si manifestohet në aspektin klinik … dhe tani, t’i lëshonim ashtu që t’i vëmë në sprovë, ishte me të vërtetë e rrezikshme”, u shpreh Filipçe.

