Filipçe: Mutacioni i virusit në Britani nuk luan rol në efikasitetin e vaksinës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

humë herë deri më tani në laboratorët tanë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, janë konstatuar mutacione të vogla të virusit. Mutacioni në Britaninë e Madhe është praktikisht një mutacion në disa pjesë të strukturës së virusit, por ai nuk ka asnjë rol në drejtim të efikasitetit të vaksinës, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai shpjegoi se sipas disa spekulimeve, mutacioni në disa pjesë të strukturës së virusit rrit transmetimin e virusit, sepse ai lidhet më fort me qelizën amë.

“Mutacioni i virusit është konstatuar shumë herë në kushte laboratorike. Edhe në vendin tonë, në analizat tona të kryera nga laboratori në ASHAM, janë konstatuar disa mutacione të vogla. Ky mutacion, i cili u publikua nga media dhe u zbulua në Britaninë e Madhe është praktikisht një mutacion në disa pjesë të strukturës së virusit, veçanërisht në pjesën që lidhet me qelizën amë”, tha Filipçe në përgjigjen e një pyetjeje.

Megjithatë, sipas njohurive të tij, ajo nuk ka asnjë rol aspak në lidhje me efikasitetin e vaksinës.

“Ndoshta ka hulumtime shtesë që bëhen, fakti që ka mutacion në disa pjesë të strukturës së virusit, ka spekulime që mund të rrisë transmetimin dhe në aspektin e lidhjes më fort me qelizën amë sepse pikërisht në atë pjesë ndodh mutacioni”, shtoi Filipçe.

Share This Article